Aplikacion
Donald Trump ka reaguar sërish për zhvillimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, duke paralajmëruar se e ardhmja e situatës varet nga arritja ose jo e një marrëveshjeje mes palëve.
Në një postim në platformën e tij Truth Social, ai theksoi se një dakordësi mund t’i japë fund konfliktit dhe bllokadës amerikane ndaj Iranit. Sipas tij, nëse Teherani pranon kushtet e vendosura, operacionet ushtarake do të ndalen dhe situata do të stabilizohet.
Trump shtoi se një marrëveshje do të sillte edhe hapjen e Ngushticës së Hormuzit për të gjithë, përfshirë edhe vetë Iranin, duke lehtësuar kështu qarkullimin ndërkombëtar të energjisë dhe tregtisë.
Megjithatë, presidenti amerikan paralajmëroi një përshkallëzim të fortë në rast se nuk arrihet kompromis. Ai u shpreh se bombardimet ndaj Iranit mund të rifillojnë dhe këtë herë do të jenë shumë më intensive se më parë.
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari