Aplikacion
Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ndalimi për udhëtimin në SHBA nga 12 vende, përfshirë Afganistanin, Haitin dhe Iranin, në një përpjekje për të “mbrojtur amerikanët nga aktorët e huaj të rrezikshëm”.
Ekzistojnë disa përjashtime, duke përfshirë atletët që udhëtojnë për evente të mëdha sportive.
“Ne nuk i duam ata”, tha Trump ndërsa njoftoi ndalimin, duke përmendur gjithashtu sulmin në Kolorado të dielën.
Vendimi pasqyron një urdhër të mandatit të parë të Trump në vitin 2017 , kur ai njoftoi një ndalim të hyrjes në SHBA për udhëtimet nga shtatë vende me shumicë myslimane.
Ndalimi i udhëtimit, i cili hyn në fuqi më 9 qershor, përmbush një premtim që Trump bëri gjatë fushatës së tij zgjedhore të vitit 2024 dhe ka të ngjarë të shkaktojë sfida ligjore.
Kush do të ndalohet të hyjë në SHBA?
Nga 9 qershori, qytetarëve nga 12 vende – Afganistani, Mianmari, Çadi, Republika e Kongos, Guinea Ekuatoriale, Eritrea, Haiti, Irani, Libia, Somalia, Sudani dhe Jemeni – do t’u ndalohet të udhëtojnë në SHBA.
Ata nga shtatë vende të tjera – Burundi, Kuba, Laosi, Sierra Leone, Togo, Turkmenistani dhe Venezuela – do t’i nënshtrohen një ndalimi të pjesshëm.
Kush përjashtohet?
Ka disa përjashtime nga kjo politikë e re – duke përfshirë atletët që udhëtojnë për eventge të mëdha sportive, disa me shtetësi të dyfishtë dhe shtetasit afganë që mbajnë Viza Speciale për Imigrantë.
Urdhri thotë gjithashtu se sekretari i shtetit mund të japë përjashtime “rast pas rasti”.