Aplikacion
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit vijojnë të përshkallëzohen, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj Teheranit.
Në një reagim të publikuar në rrjetin social Truth Social, Trump deklaroi se nëse nuk arrihet një marrëveshje në kohë të shpejtë, SHBA mund të ndërmarrë veprime ushtarake duke goditur objektiva kyçe në Iran, përfshirë termocentralet, fushat e naftës dhe ishullin Kharg, një pikë strategjike për eksportin e naftës.
Ai theksoi se Uashingtoni është në bisedime me atë që e cilësoi si një “regjim më të arsyeshëm”, ndërsa paralajmëroi se çdo ndërhyrje do të konsiderohet si kundërpërgjigje për humbjet e mëparshme të ushtarëve amerikanë.
Nga ana tjetër, autoritetet iraniane kanë mohuar ekzistencën e kontakteve të drejtpërdrejta me SHBA. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Esmail Baghai, deklaroi se komunikimi është bërë vetëm përmes ndërmjetësve dhe i cilësoi kërkesat amerikane si të ekzagjeruara dhe të papranueshme.
Sipas tij, Irani ka mbajtur një qëndrim të qartë dhe nuk është i gatshëm të pranojë kushte që i konsideron të padrejta./ Zoom.al
Dhunohet Polici i Rrugores në Shkodër, goditet me sende të forta jashtë orarit të punës