zoom

Bota

Trump: Izraeli ka rënë dakord me kushtet për armëpushim 60-ditor në Gaza

Trump: Izraeli ka rënë dakord me kushtet për armëpushim 60-ditor në Gaza

Izraeli ka rënë dakord për “kushtet e nevojshme” për të finalizuar një armëpushim 60-ditor në Gaza, tha Presidenti i SHBA-së Donald Trump.

Gjatë marrëveshjes së propozuar, “ne do të punojmë me të gjitha palët për t’i dhënë fund Luftës”, tha Trump në një postim në Truth Social, pa detajuar se cilat janë kushtet.

“Katarianët dhe egjiptianët, të cilët kanë punuar shumë për të ndihmuar në sjelljen e Paqes, do të paraqesin këtë propozim përfundimtar. Shpresoj… që Hamasi ta pranojë këtë Marrëveshje, sepse nuk do të përmirësohet – DO TË PËRKËQENOHET VETËM”, shkroi Trump.

Ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara, Danny Danon, tha se Izraeli ishte “absolutisht” gati për një armëpushim, por nuk ishte menjëherë e qartë nëse Hamasi do t’i pranonte kushtet e marrëveshjes së propozuar.

Postime të lidhura