zoom

Bota

Trump emëron zyrtarisht Marco Rubion në postin e Sekretarit Amerikan të Shtetit

Donald Trump ka emëruar zyrtarisht senatorin e Floridës Marco Rubio në postin e Sekretarit Amerikan të Shtetit.

Emri i senatorit Rubio përflitej prej ditësh që pritej të zgjidhej nga presidenti i sapozgjedhur i SHBA në këtë post.

Në një deklaratë të dërguar me email Trump thotë: “Marco është një udhëheqës shumë i respektuar dhe një zë shumë i fuqishëm për lirinë. Ai do të jetë një avokat i fortë për kombin tonë, një mik i vërtetë për aleatët tanë dhe një luftëtar i patrembur që nuk do të tërhiqet kurrë para kundërshtarëve tanë.”

Senatori Marco Rubio reagoi në X, pasi Donald Trump e emëroi zyrtarisht për rolin e Sekretarit të Shtetit.

“Udhëheqja e Departamentit të Shtetit të SHBA-së është një përgjegjësi e jashtëzakonshme dhe unë jam i nderuar nga besimi që Presidenti Trump ka dhënë tek unë”, shkruan ai.

Më pas shtoi: “Si Sekretar i Shtetit, do të punoj çdo ditë për të realizuar axhendën e politikës së jashtme. Nën udhëheqjen e Presidentit Trump, ne do të sjellim paqen përmes forcës dhe do të vendosim gjithmonë interesat e amerikanëve dhe Amerikës mbi gjithçka tjetër.

Mezi pres të fitoj mbështetjen e kolegëve të mi në Senatin amerikan, në mënyrë që Presidenti të ketë ekipin e tij të sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme kur të marrë detyrën më 20 janar”.

Postime të lidhura