Aplikacion
Disa trupa të pajetë janë gjetur nga autoritetet britanike në një zonë pyjore.
Një operacion i madh policor është në zhvillim në Pyllin Paramoor, pranë autostradës A390 nl Britaninë e Madhe, pas konstatimit të disa trupave njerëzorë.

Policia e Devonit dhe Kornuollit, me mbështetje nga forcat speciale, ekspertë mjeko-ligjorë dhe Agjencia Kombëtare e Krimit, ka rrethuar zonën dhe ka vendosur ndalim të dronëve.
Hetimi nisi pas zbulimit të trupit të Daniel Coleman, 43 vjeç, i cili ishte zhdukur disa javë më parë nga zona e St Austell. Vdekja e tij çoi në kërkime më të gjera, ku u zbuluan edhe trupa të tjerë. Autoritetet ende nuk kanë bërë të ditur numrin e saktë të viktimave.

“Ne kemi gjetur trupa të vdekur në pyll dhe po përpiqemi të përcaktojmë saktësisht se sa janë, kush janë dhe çfarë u ka ndodhur atyre,” tha Komisionerja e Policisë dhe Krimit, Alison Hernandez.
Mediat britanike e kanë cilësuar ngjarjen si një nga rastet më të rënda dhe më komplekse të vrasjeve të shumëfishta në vitet e fundit në Britani, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e një vrasësi serial.
Për momentin, James Desborough është vënë në paraburgim si i dyshuar për vrasjen e Coleman, por hetuesit po shqyrtojnë nëse ai ka lidhje edhe me trupat e tjerë të gjetur në pyll./ Zoom.al