Aplikacion
Bota e futbollit është tronditur sot nga lajmi i ndarjes nga jeta të trajnerit legjendar holandez, Leo Beenhakker, një prej figurave më emblematike të pankinës ndërkombëtare.

Beenhakker, i njohur për karrierën e tij të jashtëzakonshme me ekipe si Real Madrid, Ajax, Feyenoord dhe kombëtaren e Polonisë, ka lënë një trashëgimi të pasur në futbollin botëror, ku për dekada me radhë frymëzoi gjenerata të tëra lojtarësh dhe trajnerësh.
Me një karrierë që shtrihej në disa kontinente, Beenhakker ishte simbol i disiplinës, taktikave brilante dhe pasionit të pashuar për lojën më të bukur në botë. Ai fitoi tre tituj kampion me Real Madridin në vitet ’80 dhe drejtoi disa nga emrat më të mëdhenj të futbollit në histori.
Lajmi i ndarjes së tij nga jeta ka sjellë një valë reagimesh dhe mesazhesh ngushëllimi nga e gjithë bota e sportit. Federatat, klubet dhe ish-lojtarët kanë shprehur dhimbjen për humbjen e një figure të rrallë që ndikoi thellësisht në futbollin modern.