Aplikacion
Aktorja u pyet nëse kishte frikë për fëmijët e saj gjatë lidhjes, pyetje të cilës ajo iu përgjigj me fjalët:
“Po, për familjen time. Për gjithë familjen time”
Jolie tha se nuk mund të fliste më gjerë për përvojat me aktorin për shkak të një situate të vazhdueshme ligjore, por tha se nuk e mori vendimin për t’u divorcuar nga Pitt:
“M’u desh shumë që të isha në një pozicion ku ndjeja se duhej të ndahesha nga babai i fëmijëve të mi”.
Nga ana tjetër, Pitt ka pranuar se kishte një varësi nga alkooli dhe se ai i bërtiti një prej fëmijëve të tij, por ka mohuar kategorisht të ketë qenë abuzues fizikisht.
Jolie pranoi se ishte zhgënjyer nga përvojat e saj të fundit, por donte që familja e saj të ecte përpara:
“Të gjithë ne, përfshirë babanë e tyre. Unë dua që ne të shërohemi. Ne do të jemi gjithmonë një familje”.
Më herët, Angelina Jolie vendosi të shkëpusë njëherë e mirë çdo marrëdhënie me Brad Pitt. Avokatët e Jolie po kërkojnë që të hiqet çdo urdhër ndalimi automatik i përkohshëm (ATRO) për të lejuar Jolie të shesë aksionet e një prone që ka bashkë me Brad Pitt.
Avokati i saj ka deklaruar se kompania e Jolie dhe ajo e Pitt janë aksionerë të barabartë në një kompani të Luksemburgut që ka interesa pronësie në Chateau Miraval në Francë, si dhe një punishte vere nën SNC Miraval Provence.
Masa ndaj dy gazetarëve Hoxha e Qyno, gazetari nga Kosova: Duhet të flasim për mëkatet tona