Aplikacion
Kryetari Anton Kosteri, deklaroi se ky akt cënon integritetin e shtetit dhe sigurinë në qytet.
“Ngjarje kriminale dhe e rëndë. Në banesën e gjyqtarit u vendos eksploziv. Dhoma e Avokatisë Shkodër preh solidaritet dhe mbështetje për gjyqtarin dhe familjen e tij. Është cënim real i integritetit të shtetit dhe sigurisë në qytet. Tregon vështirësitë që has çdo zyrtar në vendin tonë, veçanërisht magjistratët në kryerjen e detyrës.
Kjo kërkon një kundërpërgjigje nga organet ligjzbatuese që i inkurajojmë të zbardhin sa më shpejt ngjarjen. Ne nënvizojmë se dhuna e presioni janë mjeti i gabuar për zgjidhjen ne problemeve. Drejtësia nuk mund të kërkohet nëpërmjet padrejtësisë”, tha ai.
Policia ende nuk ka persona të ndaluar për aktin kriminal, teksa kamerat filmuan autorin që vendosi bombën dhe u largua me vrap. Po hetohen konfliktet e detyrës që ka pasur magjistrati, kryesisht dosjet më të forta dhe të ndjeshme, teksa i është marrë edhe dëshmia. /ZOOM.AL/
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë