Aplikacion
Bashkimi Evropian ka reaguar për tritolin e vendosur në banesën e gjyqtarit të Shkodrës, Tonin Stërkaj, me një deklaratë të lëshuar nga ambasada në Tiranë pak më parë.
Bashkimi Evropian shprehet se siguria e njerëzve të drejtësisë është parësore për pavarësinë e gjyqësorit. Prokuroria dhe Policia vijojnë hetimet për të zbuluar autorin dhe personat që qëndrojnë pas tij, teksa besohet se sulmi është kryer për shkak të detyrës.
Reagimi i Bashkimit Evropian:
“Ne dënojmë ashpër sulmin e bërë sëfundmi ndaj një gjyqtari në Shqipëri. Siguria e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga kërcënimet është thelbësore, për pavarësinë e gjyqësorit dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Bashkimi Evropian shpreh mbështetjen e plotë për gjyqtarët dhe prokurorët e sistemit gjyqësor në Shqipëri”. /ZOOM.AL/
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë