Aplikacion
Lidhja e komentuar mes Trejsi Sejdinit dhe Leonard Dukës del e faktuar në dosjen e SPAK.
Leonard Duka, që ndryshe njihet si armik i Ervis Martinajt për shkak të përplasjes në biznesin e lojërave të fatit, jep porosi që për Trejsin të dërgohen 500 dollarë në New York.
Leonard Duka nuk shpjegon pse duhet dërguar kjo shumë parash, por ai ia lë porosi ushtarit të tij, Drianto Bardhit.
“Më datë 10.07.2020 Leonard Duka komunikon me Drianto Bardhi të cilit i referohet me pseudonimin “bace”, i jep porosi që të shkoj në Eestern Union dhe t’i nisë 500$ Trejsi Sejdini në Neë York. Në vazhdimësi Leonardi i shkruan që paratë t’i nisë në emrin e Klevin Halili. Drianto i dërgon fotografi të dërgesës që ka kryer, ku dallohet emri i dërguesit Drianto Bardhi dhe pritës shtetasi Klevin Halili.
Referuar verifikimeve të kryera në sistemin TIMS për shtetasen Trejsi Sejdini ka rezultuar që kjo shtetase më datë 10.02.2019 ka udhëtuar bashkë me shtetasin Leonard Duka me automjetin me targa AA843VU duke kaluar në pikën e kalimit kufitar Morinë.
Nga ana e Prokurorisë së Posaçme u kërkua në burimet e hapura për shtetasen Trejsi Sejdini dhe shfaqen artikuj mediatik në lidhje me faktin që kjo shtetase është lidhje e shtetasit Leonard Duka”, thuhet në dosje.
Leonard Duka njihet si njeriu që ka urdhëruar dhe organizuar vrasjen e Santiago Malkos, krahut të djathtë të Ervis Martinajt.
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë