Aplikacion
Sikur të mos mjaftonin problemet me rezultatet, trajneri i Tottenham, Ange Postecoglou, duhet të përballet edhe me një situatë tjetër brenda ekipit.
Sipas tij, në skuadrën e tij është dikush, të cilin e quajti “tradhtar”, që nxjerr sekretet e skuadrës. Kjo u zbulua, kur në media doli lajmi se Wilson Odobert rrezikonte sfidën me Wolves.
Tepër i irrituar për këtë u shfaq Postecoglu, i cili tha se kjo nuk është e mirë për skuadrën.
“Nuk ka asnjë dyshim, që në klub kemi një tradhtar dhe na i nxjerr informacionet. Nuk e di pse, por nuk na ndihmon. Na i bën shumë të vështirë punën. E di se nga mund të vijë e gjithë kjo dhe definitivisht nuk është mirë për ne. Ndonjëherë dalin gjysmë të vërteta, herë të tjera edhe më shumë”, tha Postecoglu.