zoom

Bota

Tragjedia në Suedi, djali 7 vjeç u rrëzua nga trageti.Nëna hidhet ta shpëtojë, vdesin të dy

Një tragjedi ka ndodhur në një traget që udhëtonte nga Suedia për në Poloni ku një fëmijë 7-vjeçar ka rënë në det.

Menjëherë është zhytur dhe nëna e tij në përpjekje për ta shpëtuar, por fatkeqësisht, të dy kanë humbur jetën.

Sipas mediave të huaja, fëmija 7 vjeçar ka rënë nga një lartësi prej 20 metrash, dhe u gjet nga ekipet e kërkim-shpëtimit 10 minuta pas ngjarjes, ndërsa 38-vjeçarja pas një ore.

Trageti i cili kishte pak më shumë se 300 njerëz në bord ishte në gjysmë të rrugës së udhëtimit të tij kur ndodhi tragjedia.