zoom

Aktualitet

Tragjedia e Qafë Muzinës/ Jepet vendimi për 22-vjeçaren që drejtonte “Land Rover-in”

Gjykata ka vendosur burg pa afat për 22-vjeçaren Rexhina Çelhaka, e cila shkaktoi aksidentin me 5 viktima të enjten e kaluar në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë në vendin e quajtur Qafë-Muzinë.

Nga aksidenti mbetën edhe katër persona të plagosur, përfshirë këtu dhe vetë Çelhakën, e cila ishte duke drejtuar mjetin tip “Land Rover” në momentin e përplasjes fatale me furgonin e linjës Tiranë-Sarandë.

Celhaga është transportuar në ambientet e institucionit të ekzekutimit të vendimeve penale në Tiranë pranë burgut të grave.