zoom

Aktualitet

Tragjedi në Kumanovë/ 66-vjeçari vret motrën dhe nipin

Një tragjedi u regjistrua pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Gabresh të Kumanovës.

Një 66-vjeçar vrau me armë zjarri motrën dhe nipin, për shkaqe ende të pazbardhura.

Nga të shtënat me armë mbeti i plagosur edhe një person tjetër. Ai është dërguar në spital dhe po merr trajtim mjekësor, por gjendja e tij shëndetësore nuk dihet ende.

Autoritetet po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes së dyfishtë.