zoom

Sport

Tragjedi në futbollin afrikan, fitorja e Guinesë në Kupën e Kombeve shkakton 6 të vdekur

Një ngjarje tragjike ndodhi pas ndeshjes së Kupës së Kombeve të Afrikës mes Guinesë dhe Gambias, të cilën e para e fitoi falë një goli të Camara.

Ishte suksesi i parë në këtë kompeticion për kombëtaren e drejtuar nga Diawara, ndaj ndezi gëzimin e tifozëve.

Për fat të keq, lumturia u kthye në tragjedi, kur gjatë festimeve humbën jetën 6 persona për shkak të aksidenteve rrugore.

Guinea u mblodh menjëherë rreth familjeve të viktimave, duke nisur gjithashtu thirrje të shumta për të siguruar që tragjedi të ngjashme të mos ndodhin më kurrë.

Amadou Makadji, menaxher i mediave të Federatës së Futbollit të Guinesë, tha: “E rëndësishme është që tifozët tanë dhe publiku të festojnë në mënyrë shumë të matur.

Ata duhet të jenë shumë të kujdesshëm që të mos e vënë veten në rrezik, sepse objektivi i futbollit është të sjellë gëzim dhe jo t’i fusë familjet në zi.

Ne nuk duam të vajtojmë të vdekurit, ndaj i ftojmë të gjithë të festojnë, por të kujdesen për veten që të mos iu ndodhë asgjë.

Guinea është një vend ku njerëzit janë shumë, shumë të apasionuar pas futboll dhe e përjetojnë futbollin si askund tjetër në botë”. /ZOOM.AL/