zoom

Aktualitet

Tragjedi në bjeshkët e Junikut, biznesmeni e bashkëshortja humbin jetën në rrethana të mistershme

Pronari i një fabrike uji në Junik të Kosovës dhe bashkëshortja e tij kanë humbur jetën tragjikisht në bjeshkët e kësaj komune.

Faqja “Deçani” në Facebook njoftoi se Mic Tofaj dhe gruaja vdiqën si pasojë e plasjes së një bombole gazi.

“LAJM TRAGJIK:Ky është Mic Tofaj (pronarë i fabrikes së ujit JUNIKU) i cili ka humbur jeten tragjikisht, bashkë me bashkëshorten e tij, në bjeshkët e Junikut, si pasoj e plasjes së një bumbole gazi.

Ngushëllime familjes Tofaj, miqëve, shokëve dhe gjithë atyre që e kan njohur Micin dhe bashkëshorten e tij”, thuhet në njoftimin e kësaj faqeje.

Policia i ka ende aktive hetimet, për të zbuluar shkakun se si bombola e gazit shpërtheu dhe vrau çiftin. /ZOOM.AL/