zoom

Aktualitet

Tragjedi, mbyten dy persona në plazhin e Spillesë

Pushimet janë kthyer në tragjedi për dy pushues, të cilët raportohet se janë mbytur ditën e sotme në plazhin e Spillesë në Kavajë.

Sipas informacioneve të para, mësohet se ata janë të moshës 65-70 vjeç.

Këta persona, ende të paidentifikuar, që dyshohet se janë nga Maqedonia e Veriut, janë mbytur si pasojë e dallgëve të mëdha.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e tyre.