zoom

Aktualitet

Tragjedi brenda familjes/ Babai dhe dy djemtë e mitur mbyten në det në Kavajë

Një ngjarje e rëndë u regjistrua këtë të diel në plazhin e Vilë-Boshtovës.

Tre anëtarë të një familjeje nga Tirana, babai dhe dy fëmijët e tij të mitur, humbën jetën teksa po notonin në det.

Sipas njoftimit të policisë, shkak për këtë tragjedi brenda familjes u bënë rrymat e forta detare.

Efektivë të Njësisë Policore Detare ndërhynë për t’i shpëtuar, por babai, 50 vjeç, dhe dy fëmijët 13 dhe 15 vjeç mbetën të pajetë në mes të detit.