zoom

Aktualitet

TRAFIK KILOMETRIK në Fushë-Krujë! Dyndje dhe radhë kilometrike drejt Tiranës…

Festat, e sidomos ato të fundvitit, nuk sjellin vetëm gëzim dhe hare, por edhe stres.

Dhe stresi kryesor është radha kilometrike e makinave dhe mbingarkesa në trafik, orët e pritjes në timon dhe kaosi rrugor.

Pikërisht si ky në foton kryesore dhe në VIDEO-n më poshtë. Ky është aksi Fush-Krujë-Tiranë, teksa dallohet qartë dyndja e drejtuesve të mjeteve dhe udhëtarëve drejt kryeqytetit.

Rrugët duken të vogla krahasuar me numrin e makinave dhe sot radha u bë më shumë se kilometrike. Njëri aks në dalje i lirë për udhëtim dhe tjetri i mbingarkuar. Kthimi i emigrantëve dhe dyndja për të festuar në Tiranë apo për punë të tjera shkakton këtë kaos qarkullimi dhe nuk është rasti i vetëm.

Kurse një nga shkaqet kryesore të trafikut, përveç rrugëve të ngushta, ndërtimeve vend e pavend e të paorganizuara të autoriteteve vendore e qendrore, janë edhe mosdisiplinimi i shoferëve apo çorganizimi i policisë rrugore.

Fluks dhe radhë krijohen gjithashtu edhe në pikat kufitare, ku emigrantët shpesh në hyrje dhe dalje rrinë me orë të gjata. /ZOOM.AL/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)