zoom

Aktualitet

Trafik droge me postë nga SHBA, kapet 1,6 kg me THC të lartë. Një në pranga, sekretet e psikotropit

Trafik droge me pako postare nga SHBA-të, goditet grupi i dyshuar në Shqipëri, me përqindje të lartë të THC, ose e njohur ndryshe si Tetrahydrocannabinol dhe që shërben për rritjen e përqendrimit të trurit, qenies së personit më aktiv në veprime dhe reagim dhe me sa më shumë adrenalinë.

Kryesisht është e preferuar në ekstrakt vaji hashashi, ose çokollatë dhe me efekte tepër psikoaktive nëse nuk abuzohet.

Policia e Shtetit njoftoi sot se ka finalizuart pas një pune të mirëfilltë hetimore, operacioni policor i koduar “Atlanta”.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

“Goditet një rast i trafikimit të lëndës narkotike cannabis sativa, nga SHBA, në vendin tonë, duke përdorur shërbimin postar. Vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen 1 kg e 600 gramë cannabis sativa, me përqindje të lartë THC. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas një pune hetimore disamujore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Atlanta”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Si rezultat u godit një rast i trafikimit të lëndëve narkotike, nga ShBA në Shqipëri, me anë të shërbimit postar. Për këtë rast u vu në pranga shtetasi I. S., 27 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu po punohet për kapjen e shtetasit F. L., 21 vjeç.

“Këta shtetas kanë trafikuar lëndë narkotike me përqindje të lartë THC, nga SHBA në Shqipëri, me anë të shërbimit postar. Në cilësi e provës materiale u sekuestruan 1 kg e 600 gramë cannabis sativa, me përqindje të lartë THC”, theksohet më tej.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Çfarë është THC, rreziqet dhe tregu shqiptar

Kanabisi me cilësi të lartë prodhohet në vende të caktuara, ku kërkon cilësinë e tokës, ujit, dritës dhe shërbimin e duhur, deri tek ndërhyrjet e fotosintezës, me metoda e formula kimike. Hashashi më i mirë cilësohet edhe ai me përmbajtje të THC, ose e njohur ndryshe si Tetrahydrocannabinol. Shumë e kërkuar së fundmi, e trafikuar kryesisht në SHBA, ku dhe prodhohet e shpërndahet tek të rinjtë, me çmime deri në 20 apo 30 dollarë për cigare. Së fundmi THC është një nga 113 përbërësit organiko-kimikë që i është gjetur kanabisit në analiza.

I takon familjes terpenoide, psikotrop me përmbajtje kanaboidi, që kryesisht nëpërmjet formulës kthehet edhe në vaj kanabisi. madje preferohet më shumë në gjendje vaj hashashi, pasi ka efekte më të forta, jo anësore dhe rrit përqendrimin e përdoruesit. Mjekët këshillojnë që të mos teprohet me të për shkak se mund të kalohet edhe në mbidozë dhe të japë efekte të padëshiruara. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura