zoom

Lajme

Totti thumbon Messin: Lëreni për 25 vite te Roma dhe më tregoni sa Topa të Artë do të fitonte! Zero!

Totti thumbon Messin: Lëreni për 25 vite te Roma dhe më tregoni sa Topa të Artë do të fitonte! Zero!

Francesco Totti ka shkaktuar shumë polemika pasi krahasoi karrierën e tij me atë të Lionel Messit duke kujtuar 25 sezonet e tij si lojtar i Romës.

Ish-futbollisti legjendar italian theksoi se nëse Messi do të kishte qëndruar kaq gjatë në një klub si ai i Romës me siguri “nuk do të kishte fituar asnjë Top të Artë”.

“Dërgoje Messin për 25 vjet në Romë. 25 vjet në Romë dhe më thuaj sa Topa të Artë do të fitonte. A do të fitonte 10 Topa të Artë? A e dini sa Topa të Artë do të fitonte? Zero ,” tha numri 10 i përjetshëm i Giallorossi në një intervistë me podkastin ‘Qu’.

Pas përgjigjes së tij për Messin dhe Topin e Artë, Totti u ndërpre nga intervistuesi, i cili i tha se nuk e fitoi çmimin sepse kishte refuzuar Real Madridin, për të cilin Francesco deklaroi se “nuk kisha nevojë për çmimin”.

“Nuk kam nevojë për Topin e Artë. Kam fituar gjithçka me Romën në 25 vjet, kjo është fitorja ime. Nuk pendohem për asgjë“, tha ai.

Deklaratat e Tottit i cili krahasoi veten me Messin kanë shkaktuar shumë habi, pasi legjenda italiane kishte shfaqur admirimin e tij të thellë për argjentinasin, duke thënë se ai do të ishte i vetmi që mund të vishte fanellën nr.10 të Romës.