zoom

Bota

Tmerr në qytetin ukrainas! Bombardohet gjatë natës një kopsht fëmijësh

Tmerr në qytetin ukrainas! Bombardohet gjatë natës një kopsht fëmijësh

Nuk ka asnjë natë të paqtë tanimë në Ukrainë. Sulme të ashpra me bombardime nga ana e ushtrisë ruse janë regjistruar në qytetin e Dnipro-it, në rajonin juglindor të Ukrainës.

Të paktën një person është raportuar i vdekur në Dnipro deri më tani. Ky fakt konfirmohet nga Shërbimet Shtetërore të Emergjencave të Ukrainës.

“Rreth orës 6:10… ka pasur tre sulme ajrore në qytet, duke goditur një kopsht fëmijësh dhe një pallat “, tha SES.

Është goditur edhe një fabrikë këpucësh dykatëshe, e cila është përfshirë tërësisht nga flakët. Por Dnipro nuk ka qenë e vetmja shënjestër e agresionit rus. Qyteti i Lutsk-it, i vendosur në rajonin veriperëndimor të Ukrainës është gjendur gjithashtu nën bombardime ajrore./ Zoom.al

Postime të lidhura