zoom

Bota

Tjetër tërmet në Greqi/ Eksperti: Frikë për shumë pasgoditje

Një tjetër tërmet ka goditur Greqinë.

Profesori i Gjeologjisë dhe presidenti i Organizatës për Planifikimin dhe Mbrojtjen nga Tërmetet, Efthymis Lekkas ka reaguar pas tërmetit që ra në vendin fqinj gjatë mesditës së kësaj të diele.

Sizmologu është shprehur se pas tërmetit të fortë prej 5.4 Rihter që ndodhi në malin Athos në Halkidiki, priten edhe lëkundje të tjera pas çarjes që është shkaktuar.

Ai ndër të tjera shpjegoi se duhet të jenë gati për shumë pasgoditje dhe pse duke analizuar shumë tërmetet e fundit është pak e vështirë të thuhet sesi do të sillen.

“Ka frikë nga shumë pasgoditje. Çështja është se nuk e di si do të sillet sepse është një rast i veçantë”, theksoi Lekkas.

Ndër të tjera ai ka sqaruar se pasgoditjet do të ndodhin në zonën përreth nga Sithonia dhe mali Athos .