zoom

Aktualitet

Tiranë/ Furgoni “fluturon” nga disa metra lartësi dhe bie në kantierën e ndërtimit

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Tiranë-Elbasan, ku një furgon mallrash ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kantier ndërtimit.

Raportohet se shoferi dhe një pasagjer kanë mbetur të plagosur rëndë nga aksidenti por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën në spital.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i mjetit, shtetasi A. H., dhe pasagjeri K. K., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 11.02.2022, rreth orës 12:30, në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut, shtetasi A. H., duke drejtuar mjetin e tij fugon, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, shtetasi A. H., dhe pasagjeri K. K., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.