zoom

Aktualitet

Denoncimi i 5 viteve më parë, ish-kryebashkiaku Xhelal Mziu në SPAK. Deputeti: U pyeta për…

Ish-kryetari i Bashkisë Kamëz, aktualisht deputet i PD, Xhelal Mziu, u thirr sot në Prokurorinë e Posaçme SPAK.

Mësohet se Mziu u mor në pyetje nga prokurori Elvin Gokaj, në lidhje me një hetim të çelur pesë vite më parë, për abuzimet me tenderat në kohën kur Mziu ishte kryebashkiak i Kamzës.

Pas daljes nga SPAK, ai tha se ishte thirrur si “person në dijeni, në lidhje me disa çështje”, por pa dhënë detaje apo shpjegime.

Mësohet se Mziu është pyetur mbi një kallëzim  të bërë nga këshilltarët e bashkisë në vitin 2019. /ZOOM.AL/