zoom

Sport

Tirana i sjell fat Pirro Dhimës, zgjidhet zv/president i Federatës Botërore të Peshëngritjes

Pasditen e së shtunës, kanë përfunduar punimet e Kongresit Zgjedhor të Federatës Botërore të Peshëngritjes (IWF). 250 delegatë të pranishëm në punimet e kësaj asambleje, kanë votuar për të zgjedhur presidentin dhe Komiteti Ekzekutiv i kësaj federate.

Tirana, qyteti ku ai u rrit dhe u burrërua siç thotë vetë, duket ka qenë me fat për ish-kampionin olimpik dhe botëror, Pirro Dhima, që ka përfaqësuar Greqinë.

Edhe pse ai ishte një midis 12 kandidatëve për postin më të lartë të këtij sporti, ai është zgjedhur si një prej katër zv.presidentëve të Federatës Botërore të Peshëngritjes.

President i Federatës Botërore të Peshëngritjes (IËF) është zgjedhur ish sekretari i përgjithshëm i kësaj federate, irakeni Mohammed Hasan Jalood Al-Shammari, i cili në kuadër të fushatës zgjedhore, para pak kohësh ishte për një visitë në vendin tone.