zoom

Aktualitet

TIBO përgenjeshtron sekuestrimin: Lajm i pavërtetë, po na dëmtoni

TIBO përgenjeshtron sekuestrimin: Lajm i pavërtetë, po na dëmtoni

Platforma TIBO ka reaguar pas lajmit se Gjykata e Tiranës ka vendosur sekuestro preventive për shkak të një skeme mashtrimi me kanalet që transmetonte.

Sipas TIBO-s, lajmi është i pavërtetë dhe po bëhet për të dëmtuar imazhin e kompanisë.

Reagimi i TIBO-s:

Ne vijim te publikimit ne kanalin televiziv “Top Neës”, ne Internet dhe ne platformat e tjera te lidhura me kompanine “Top Media” te lajmit te pavertet se shoqeria TIBO eshte nen hetim nga prokuroria per mashtrim dhe se eshte vendosur sekuestro preventive, kerkojme heqjen e menjehershme te tij dhe pergenjeshtrimin e ketij lajmi. Lajmi eshte i pavertet dhe keqdashes. Shpresojme qe te pergenjeshtrohet menjehere nga televizioni dhe platformat tuaja per mos te krijuar deme te metejshme ndaj kompanise tone. Departamenti ligjor prane kompanise tone do filloj te gjitha procedurat e nevojshme ligjore per vendosjen ne vend te demit te krijuar ndaj kompanise tone ne menyre te padrejte dhe me keqdashje ndaj individeve qe kane furnizuar ne mediat tuaja kete lajm. Shpresojme shume ne mos vijimin e metejshem nga ana juaj me lajme te paverteta ndaj kompanis tone me qe kane si qellim konkurrencen e pandershme ne tregun ku kompanite tona operojne.
Në vijim të publikimit në kanalin televiziv “Top News”, në internet dhe në platformat e tjera të lidhura me kompaninë “Top Media” të lajmit të pavërtet se shoqëria TIBO është nën hetim nga prokuroria për mashtrim dhe se është vendosur sekuestro preventive, kërkojmë heqjen e menjëhershme të tij dhe përgenjështrimin e këtij lajmi.

Lajmi është i pavërtet dhe keqdashës.
Shpresojmë që të përgenjështrohet menjëherë nga televizioni dhe platformat tuaja për mos të krijuar dëme të mëtejshme ndaj kompanisë tonë.

Departamenti ligjor pranë kompanisë tonë do filloj të gjitha procedurat e nevojshme ligjore për vendosjen në vend të dëmit të krijuar ndaj kompanisë tonë në mënyrë të padrejtelë dhe me keqdashje ndaj individëve që kanë furnizuar në mediat tuaja këtë lajm.

Shpresojmë shumë në mos vijimin e metejshëm nga ana juaj me lajme të pavërteta ndaj kompanisë tonë që kanë si qëllim konkurrencën e pandershme në tregun ku kompanitë tona operojnë.

Postime të lidhura