zoom

Të gjitha

Thumba për Fjoralba Ponarin? Rezart Veleshnja habit me deklaratat në rrjetet sociale

Fjoralba Ponari arriti të përmbyllte me sukses sezonin e parë si drejtuese e spektaklit të humorit “Portokalli”. Ajo vërtetoi dhe një herë se është e zonja jo vetëm si moderatore, por eksperimentoi për herë të parë si aktore me disa role të vogla. Ajo u prit shumë mirë nga publiku si prezantuese e spektaklit, por jo aq nga njëri prej kolegëve.

Rezart Veleshnja ka bërë së fundmi në Instagram disa postime, që të gjithë ndjekësit i kanë përkthyer si një thumb për Fjoralbën. Ai ka publikuar fillimisht një foto të Eneda Tarifës, që ka qenë moderatore në “Portokalli” disa vite më parë. Aktori shkruan se Eneda dhe Xhemi kishin vlera e se tani ka ardhur koha e antivlerave dhe nuk e përfundon fjalinë.

“Nuk do vinë më moderatore si Xhemi Shehu dhe Eneda Tarifa. Iku koha e vlerave, është koha e antivlerave dhe e… Kishin sy në skenë dhe ishin plot sharm”, shkruan Rezarti.

Gjithashtu ai ka postuar një foto të Xhemi Shehut dhe përkrah saj ka shkruar:

“E pazëvendësueshme, profesioniste dhe mall për ty”.

Fjoralba ishte ajo që zëvendësoi Xhemin pas largimit, por duket se këto lëvizje nuk i kanë pëlqyer Veleshnjës. Nga ana tjetër Fjoralba nuk ka reaguar deri më tani pas këtyre deklaratave.

Rezart Veleshja njihet për natyrën e tij ngacmuese, sepse shpeshherë ka hapur debate të forta me kolegë të tij për shkak të deklaratave të forta dhe thumbave që hedh herë pas here nëpër rrjete sociale.