zoom

Të gjitha

Kim Kardashian kërkon stilist, por ai duhet të jetë i veçantë

Në episodin e parë të “The Kardashians”, Kim Kardashian na ka treguar një copëz nga jeta e saj me ish-bashkëshortin Kanye West, para se të lidhej me të dashurin aktual, Pete Davidson.

Themeluesja e “SKIMS” po zgjidhte veshjet për një paraqitje në emisionin “Saturday Night Live”: “Kanye dëshiron të heqë dorë nga gjithçka dhe të jetë stilisti im“. Ylli i “The Keeping Up With The Kardashians” filloi të takohej me komedianin e “Saturday Night Live”, 28 vjeç, në fund të vitit të kaluar dhe shpejt u përfshi në një ‘grindje’ virtuale të ashpër publike me ish-bashkëshortin e saj, 44 vjeç.

Kujtojmë se Kanye dhe Kim s’janë më bashkë dhe interneti u mor gjerë e gjatë me divorcin e tyre. Teksa Kim shijon romancën e saj të re me Pete Davidson, po ashtu Kanye ka nisur një lidhje të re me Chaney Jones./L.K

/Zoom.al