zoom

Aktualitet

Tërmeti shkatërrues, Shqipëria dhuron 1 milion euro për Turqinë

Mëngjesin e 6 shkurtit, një tërmet shkatërrues goditi Turqinë, duke shkaktuar mijëra viktima.

Lidhur me tragjedinë, që la të pastrehë familje të tëra dhe solli shkatërrime kolosale godinash, Shqipëria ka dhuruar 1 milionë euro.

Kryeministri Edi Rama, gjatë fushatës sensibilizuese “Turqia një zemër” shprehu ngushëllimet për jetët e humbura nga tërmeti tragjik, ndërsa njoftoi se vendi ynë do t’u qëndrojë afër financiarisht të prekurve nga tërmeti.

“Ne dërguam ekipet tona të ndihmës për të ndihmuar sa të mundëm. Ne e dimë se jemi një vend i vogël. Nuk kemi harruar atë që Turqia dhe Presidenti Rexhep Tajip Erdogan bëri për ne në tërmetin e 2019. Ne bëmë maksimumin për të mbështetur popullin turk.” Jemi gati ta bëjmë. Falë përpjekjeve fantastike të Turqisë, jam i sigurt se gjithçka do të jetë e suksesshme,”- tha Rama./Zoom.al