Aplikacion
Zelanda e Re u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.7 të shkallës Rihter.
Sipas mediave të huaja, tërmeti ishte thellësi prej 12 kilometrash, ndërsa epiqendra ishte 160 kilometra në veriperëndim të ishujve Snares.
Autoritetet kanë paralajmëruar se për shkak të tërmetit, mund të krijohet cunami shumë i lartë.
Ekipet emergjente kanë këshilluar banorët e rajonit që të shmangin plazhet.
“Banorët e Southland dhe Fiordland duhet të qëndrojnë larg plazheve për shkak të rrezikut të mundshëm të cunamit”, njoftuan autoritetet./ Zoom.al
Investigimi/ Si mafia përdor macet për t’i vënë flakën pyjeve për të blerë tokat e djegura