Aplikacion
Lukashenko tha se “ushtria bjelloruse nuk po merr pjesë në aksione ushtarake dhe kurrë nuk ka marrë pjesë”.
“Ne mund t’ia dëshmojmë këtë kujtdo. Udhëheqja ruse nuk e ngriti kurrë këtë çështje me ne – përfshirjen tonë në konfliktin e armatosur. Dhe ne nuk kemi ndërmend të marrim pjesë në këtë operacion special në Ukrainë në të ardhmen”, shtoi ai, raporton BBC.
Dje qarkulluan lajme se Lukashenko po përgatitej të dërgonte një forcë ushtarake për t’u bashkuar në sulmin në Kiev. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Ned Price, tha dje se Rusia kishte vënë në lojë sovranitetin e Bjellorusisë duke nisur pushtimin e saj të Ukrainës nga territori bjellorus.
Andriy Zagorodnyuk, ish-ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, deklaroi më 27 shkurt se “Bjellorusia është gati t’i shpallë luftë Ukrainës”.
Zagorodnyuk shkruante:
“Republika e Bjellorusisë ka shumë gjasa t’i bashkohet luftës ruse kundër Ukrainës. Në anën ruse. Ekziston një informacion për trupat ajrore nga Republika e Bjellorusisë të ngarkuar në avionë për të hyrë në Ukrainë.
Ky është një zhvillim i tmerrshëm pasi përfshin një vend, i cili deri vonë ishte një mik i madh i Ukrainës; të cilin njerëzit e konsideronin gjithmonë Ukrainën si një komb vëllazëror. Ukraina dhe Bjellorusia nuk kanë qenë kurrë në luftë me njëra-tjetrën në historinë e tyre qindravjeçare.
Ne besojmë se arsyeja e vetme për atë vendim ishte kërkesa personale e Presidentit të Rusisë, e cila varet plotësisht nga Putini në politikën e saj”. /Zoom.al