zoom

Bota

Tensionohet sërish situata në Kosovë, serbët protestojnë ndaj plagosjes së dy të rinjve

Tensionohet sërish situata në Kosovë, serbët protestojnë ndaj plagosjes së dy të rinjve

Serbët kanë bllokuar rrugët në Shtërpcë pas incidentit ku të plagosur mbetën një 11-vjeçar dhe një 21-vjeçar.

Banorët serbë në Shtërpcë po protestojnë dhe po kërkojnë prani më të madhe të KFOR-it.

Serbët po ashtu po kërkojnë siguri që sulme të tilla të mos përsëriten.

Kërkesën e tyre ata e kanë përkthyer edhe me shpërthim zjarresh në rrugë.
Në shenjë reagimi, ata kanë dalë rrugëve duke bllokuar lëvizjen në rrugën Prevallë–Shtërpcë.