Aplikacion
Kjo masë vjen pasi edhe SHBA, urdhëroi të zyrtarë të ambasadës së saj në Ukrainë që të largoheshin, duke thënë se pushtimi rus mund të ndodhë në çdo moment. Rusia nga ana tjetër, ka mohuar të ketë ndonjë plan për veprim ushtarak në Ukrainë.
Departamenti Amerikan i Shtetit paralajmëroi gjithashtu njerëzit që të mos udhëtojnë në Ukrainë dhe Rusi për shkak të tensionit të vazhdueshëm dhe “potencialit për ngacmim ndaj qytetarëve amerikanë”.
“Ka raportime se Rusia po planifikon veprime të rëndësishme ushtarake kundër Ukrainës,” tha një këshilltar nga Departamenti i Shtetit .
Megjithatë, lëvizja është një masë paraprake dhe asgjë specifike mendohet të ketë ndodhur në 24 orët e fundit që të ketë shkaktuar vendimin.
Stafit jo thelbësor të ambasadës amerikane u është thënë gjithashtu se mund të largohen dhe qytetarëve amerikanë u është kërkuar të bëjnë të njëjtën gjë.
SHBA-ja ka theksuar se nuk është një evakuim, por Departamenti i Shtetit i tha agjencisë së lajmeve AFP se nëse do të kishte një pushtim rus, “nuk do të jetë në gjendje të evakuojë qytetarët amerikanë”.
Kujtojmë se Ukraina dhe Rusia prej javësh janë në konflikt me njëra-tjetrën me rusët që kanë vendosur në kufirin mes dy vendeve të paktën 100 mijë ushtarë.