zoom

Aktualitet

Temperatura deri në 35 gradë, moti për sot! Zonat ku do të ketë reshje

Temperatura deri në 35 gradë, moti për sot! Zonat ku do të ketë reshje

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe zhvillim të vranësirave në orët e mesditës deri ato të pasdites.

Në orë e pasdites përgjatë relieveve malore të vendit do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët, lokalisht në verilindje reshjet e shiut do të jenë në formën e shtrëngata afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore prite të fitojë shpejtësi deri në 12m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Postime të lidhura