zoom

Të gjitha

Në krahët e një vajze joshëse, Ledri Vula publikon “Monaco”

Rap-artisti i njohur shqiptar, Ledri Vula, ka publikuar projektin e ri muzikor.“Monaco” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.

Teksti është shkruar nga vetë këngëtari në bashkëpunim me Mumën, kurse për producimin u përkujdes Cricket. Videoja i është besuar Supercut Studio me skena provokuese mes të 35-vjeçarit dhe protagonistes në videoklip. Tashmë të plotë këngën mund ta gjeni në YouTube, në kanalin zyrtar të Vulës.

Besohet që kjo këngë ritmike e Ledrit do të pëlqehet nga publiku e fansat pikërisht e realizuar për kohën e verës. Ledri këto ditë paralajmëroi edhe një bashkëpunim me reperin Lluni./L.K

/Zoom.al