zoom

Të gjitha

“Teksa po merreni me virgjërinë time, unë po publikoj…”/ Fifi thumbon sërish Zhaklin Lekatarin

Artistja e njohur nga Ferizaj, Filloreta Raçi-Fifi, së fundmi mori kritika të shumta në lidhje me një postim që bëri për partnerin e saj, Adis Patushin. “Më fal që nuk jam ruajtur vetëm për ty” – ka qenë fjalia e thënë nga këngëtarja që mori reagime të shumta,  negative për mënyrën se si e ka portretizuar femrën.

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar dhe gazetarja Zhaklin Lekatari me anë të një ‘video selfie’ mëngjesin e nesërm duke u shprehur shumë e indinjuar lidhur me fjalët e këngëtares. Dhe një kundërpërgjigje nuk ka munguar nga Fifi, e cila fillimisht postoi në Instastory një shprehje ‘thumbuese’ që dukej qartë se i drejtohej Zhaklinës.

Por ajo ka bërë sërish një postim ku thotë se pavarësisht këtyre po merret me projekte të reja muzikore.

“Ndërkohë që të tjerët po merren me virgjërinë time, unë po paralajmëroj që për nja pesë apo gjashtë ditë del një super djegie me erëza ‘tallavaje’”, tha 27-vjeçarja. “Në bashkëpunim me? Qëllojani me kë”, tha më tej ajo.

Komentet qenë po ashtu të shumta në hapësirën për komente, të fokusuar në atë që do të sjellë. Realizimi i fundit mbetet “Melaqe” që gjithashtu është një duet me këngëtaren nga Maqedonia, Altuna Sejdiu./L.K

/Zoom.al