zoom

Lajme

Tekniku i Zvicrës shkurton listën, lë jashtë Evropianit të Gjermanisë 2 shqiptarët. Zbulohen emrat

Trajneri i Zvicrës, Murat Jakin dhe stafi i tij e kanë bërë shkurtimin e dytë të listës pas ndeshjes miqësore me Estoninë.

Pjesë e këtij shkurtimi janë katër futbollistë, përfshirë këtu edhe dy shqiptarë.

Bëhet fjalë për Uran Bislimin e Albin Hajdarin, plus Filip Ugrinic e Kevin Mbabu, të cilët mbetën jashtë listës definitive përkundër paraqitjeve të mira në stërvitje.

“Jemi marrë vesh me ta që të mos na bashkohen në San Gallen për ditët e stërvitjes dhe përgatitjeve. Por, ata do të mbesin në formë individuale në mënyrë që të jenë të gatshëm nëse do të kemi nevojë për ta gjatë Evropianit”, deklaroi trajneri Yakin, raportoi agjencia INA.

Aktualisht, pjesë e “helvetikëve” janë: Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Andi Zeqiri e Ardon Jashari. /ZOOM.AL/