Aplikacion
Një 25-vjeçar raportohet se është plagosur me armë zjarri në qytet, teksa u sulmua nga një person tjetër pas konfliktit.
Bëhet fjalë për shtetasin Jurgen Ndreca. I plagosuri u dërgua me urgjencë për në Spitalin e Traumës dhe raportohet se ka plagë, por pa rrezik jete.
Policia tha se identifikoi dhe kapi pas ndjekjes disaminutëshe autorin e dyshuar që qëlloi me armë. Nuk jepet për momentin gjeneraliteti e të dyshuarit.
Policia vendore ngriti menjëherë postblloqe për ndjekjen dhe kapjen, teksa u ngrit edhe grupi hetimor për zbardhjen e krimit.
Paraprakisht dyshohet për një konflikt të çastit mes të rinjve, ose sherr të vjetër të mbarur. /ZOOM.AL/