zoom

Politikë

Të rinjtë protestojnë para Gjykatës, Kushtetuesja shqyrton sot marrëveshjen: Kamp refugjatësh!

Teksa ditën e sotme do të shqyrtohet marrëveshja me Italinë për emigrantët, e firmosur nga Rama-Meloni dhe miratuar nga parlamenti i vendit fqinj, disa të rinj kanë zgjedhur të protestojnë para GJK.

“Popull refugjatësh, kamp refugjatësh. Stop kësaj marrëveshje, stop propagandës”, dëgjoheshin të shpreheshin të rinjtë, teksa mbanin edhe pankarat në duar.

Ata u vendosën para derës së institucionit më të lartë të drejtësisë.

Shqyrtimi në Kushtetuese vjen si pasojë e ankimimit nga opozita, që e cilëson të paligjshme dhe shkelje të të drejtave të njeriut. /ZOOM.AL/