zoom

Aktualitet

Të pikëlluar pas ngjarjes/ Prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Prindërit e 14-vjeçarit Martin Cani që u vra me thikë pranë shkollës Fan Noli kanë folur për mediat.

Të pikëlluar, nëna dhe babai i të miturit janë shprehur se nuk duan hakmarrje.

“Ishte shumë fëmijë i dashur, ku ta gjej djalin unë? Martini thoshte do bëhem futbollist i madh”, tha mes lotësh nëna e tij për Top Chanel.

Të pyetur në familja e autorit të dyshuar u ka kërkuar falje, ata shprehen: Deri tani nuk kemi asnjë informacion.

“Ne nuk jemi njerëz që duam hakmarrje, duam paqe duam të punojmë, ne duam të largohemi nga këtu, të shkojmë në SHBA te vëllai im. Mos i ndodhtë askujt. Dua ti jap mesazh njerëzve, askush nuk do ta bëjë djalin kriminel, këtë e besoj”, u shpreh i ati.