zoom

Lajme

Të paktën me Kilin ishte vetëm një miqësore! Reagimet e Silvinjos dhe lojtarëve pas humbjes

Shqipëria pëson disfatë në miqësorën e parë të marsit, teksa u mund 3-0 nga Kili në “Ennio Tardini” të Parmës dhe pas dy ditësh e pret Suedia në Stokholm. Të paktën ky ishte një takim pa shumë rëndësi në klasifikim dhe kualifikim, ku u panë defektet e kuqezinjve.

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho pas ndeshjes ndaj Kilit, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve i zhgënjyer nga loja dhe rezultati.

“Nuk bëmë aspak mirë në pjesën e parë. Nuk më pëlqeu fare, jemi skuadër që duhet të bëjmë luftë në 90 minuta. Pasi pësuam gol ne duhet të futeshim në lojë. Duhet një nivel akoma më i larë, 2 golat e fundit nuk duheshin pësuar. Duhet të reagonim si në Varshavë dhe Pragë.Vetëkënaqësi nga titullarët? Nuk kemi në ekip titullarë fiks. Jemi skuadër që luajmë me shpirt. Kemi 28 lojtarë, secili merr minutat e veta. Njëri më pak tjetri më shumë, kjo është rruga jonë. Duhet të mësohemi me këtë nivel.

Manaj dhe Broja? Koha është e pakët, nuk është e lehtë ta gjykosh një futbollistë për 45 minuta apo 20 minuta. Nuk ka një rrugë tjetër, kemi 2 ndeshje në pak ditë. Tani është Suedia, pak kohë në dispozicion, duhet të përgatitemi për Europianin.

Kili është skuadër e nivelit të lartë, agresive dhe me histori të madhe. Lojtarë me kualitet të lartë, Sanchez, Diaz, Isla, Bravo, kanë fituar 2 herë Copa America, luajnë në Botëror. Na duhet të përballemi me nivele shumë të larta gjithnjë e më shumë.

Test negativ për lojtarët që duhet të jepnin një përgjigje? Jo, duhet të shohim ndeshjen. Nuk është e lehte të gjykosh në kaq pak minuta. Kemi një ndeshje të vëhstirë me Suedinë dhe pasi të rikthehemi në Tiranë do të vazhdojmë përgatitjet për Europianin”, tha trajneri.

Mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani analizoi humbjen 3-0 ndaj Kilit në miqësore.

“Tre gola janë shumë, por ne do të punojmë për të mos pësuar më kaq shumë. Janë shumë për një skuadër si ne. Nxjerrim shumë mësinë, Kili ishte me nivel të lartë dhe duhet të adaptohemi me këtë nivel pasi Europiani do të jetë kështu.TIfozat kanë të drejtë, vijnë të na suportojnë dhe duhet t’i shpërblejmë me rezultate. Goli i parë erdhi shumë shpejt, e nisëm pjesën e parë me frikë. Në minutën e 70; goli i dytë e mbylli sfidën. Nxorrëm shumë mësime, të humbësh 3-0 nuk është mirë, u kërkojmë falje tifozëve. Kur skuadra del para, unë rri në balancë. Arbitri më ndëshkoi shpejt dhe më bëri të dal nga loja pasi rrezikoja për të kuqe” tha ai.

Sulmuesi i Shqipërisë, Rei Manaj dha opinionin e tij pas humbjes 3:0 ndaj Kilit.

“Kisha shumë emocione dhe ndeshja nuk shkoi siç e kishim përgatitur. Tani duhet të stërvitemi që në ndeshjen e ardhshme të japim më shumë. Besoj se sot nuk ishte çështje emocionesh, por nuk na doli loja. Të stërvitemi dhe të fokusohemi te Suedia”, u shpreh fillimisht Manaj. “E kishim përgatitur ndryshe ndeshjen dhe presingu lart i Kilit nap rishi punë. Trajneri na tregoi video… Duhet të përmirësohemi”. /ZOOM.AL/