zoom

Aktualitet

Të dehur dhe pa patentë/ Policia arreston drejtuesit e mjeteve, qindra të tjerë gjobiten (VIDEO)

Policia e Shtetit ka vijuar dhe në 24 orët e fundit kontrollet në akset kryesore të vendit për të parandaluar aksidentet e mundshme si dhe penalizuar shkelësit e kodit rrugor.

Mësohet se efektivët e fundit vetëm në një ditë kanë arrestuar 10 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur apo pa dëshmi. 44 patenta u pezulluan për shpejtësi të lartë dhe sepse drejtuesit kishin konsumuar alkool tej masës së lejuar.

-Janë arrestuar në flagrancë 10 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët, 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

-Janë pezulluar 44 leje drejtimi, nga të cilat 27 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 17 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

-Po si rezultat i kontrolleve dhe denoncimeve të adresuara nga qytetarët në Komisariatin Dixhital dhe në nr 112, janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 768 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.