zoom

Politikë

Takimet nisin në të njëjtën orë/ Zgjedhjet e 25 prillit, PS dhe PD hapin sot zyrtarisht fushatën elektorale

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike do të hapin zyrtarisht sot fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Të dyja takimet janë planifikuar të nisin në orën 17:00. Takimi i PS-së organizohet në sheshin kryesor të kryeqytetit “Skënderbej”, për të vijuar më tej në të gjithë vendin, përgjatë muajit të fundit para zgjedhjeve.

Ndërsa takimi i PD-së pritet të zhvillohet në sheshin “Nënë Tereza”. Në këtë ceremoni, së bashku me krydemokratin Lulzim Basha, do të jenë të pranishëm edhe të gjithë kandidatët e Partisë Demokratike, në 12 qarqet e vendit.