Aplikacion
Epiqendra ndodhet në provincën Hualien, në skajin lindor të ishullit. Aktiviteti sizmik ka qenë në rritje që nga tërmeti 7.2 ballë që goditi Tajvanin më 3 prill dhe vrau 14 njerëz.
Sipas departamentit të zjarrfikësve në Hualien, një hotel që tashmë kishte pësuar dëme të konsiderueshme nga tërmeti i 3 prillit dhe ishte evakuuar është në rrezik për t’u shembur.
Në Tajvan, tërmetet janë të zakonshme, pasi ishulli ndodhet afër pikës ku takohen dy pllaka tektonike. Në shtator 1999, një tërmet me magnitudë 7.3 vrau më shumë se 2000 njerëz në fatkeqësinë më të keqe në historinë moderne të Tajvanit.
Dje edhe Taipei u godit nga një lëkundje e fuqishme e shkallër 5,3 ballë. Ky vit po regjistron numër të madh tërmetesh në gjithë botën, një precedent i paregjistruar më parë në këto shifra dhe që po shton frikën e lëkundjeve apokaliptike të fuqive mbi 7 ballë. /ZOOM.AL/