zoom

Politikë

Tabaku: Prokurimet publike nuk kanë garë. Shenjat e degradimit të administratës shtetërore

Deputetja Jorida Tabaku ka reaguar sot për raportimin e prokurimeve publike në Kuvend, duke i quajtuar ato si institucioni me nivelin më të lartë të korrupsionit.

Teksa e quan shfaqje të shëmtuar, Tabaku citon kreun e prokurimeve që tregon se 1 nga 3 tendera sot është pa garë

Pjesë nga fjala e deputetes Jorida Tabaku:

Nuk besoj se ka ndonjë temë kaq të debatuar dhe diskutuar sa kjo e Prokurimit Publik. Në raportin e Autoritetit të Konkurencës, kërkova një pikë të veçantë që ne të kemi një pikë të veçantë në rezolutë në lidhje me prokurimet Publike. Pasi është një nga fushat ku niveli i korrupsionit është më i lartë.

Sipas vetë autoritetit, 1 nga 3 tendera sot është pa garë. Që do të thotë që nuk ka një garë reale në tenderat publikë dhe kur nuk ka një konkurrencë reale.

Ndërkohë që 1 në 3 tendera të tjerë jepen me ofertën më të lartë ndërsa pjesa e mbetur shkon tek të njëjtët persona dhe kompani.

Unë besoj që Shqipëria ka arritur maturimin dhe dijen për të kuptuar që ne duhet të kemi garë në lidhje me Prokurimet Publike.

Përqëndrimi i garës në dhjetë apo njëmbëdhjetë kompani që i fitojnë ato kontrata publike. Janë këto kompani që nuk kanë përfunduar punët publike dhe marrin punë të tjera publike duke mos përfunduar ato që ka marrë më herët.

Sot, Agjencia e PP nuk bën një analizë risku për të parë se ku dhe cilat kompani janë ato që abuzojnë, nuk ka transparencë për deputetët, për kompanitë që operojnë, as për qytetarët.

Ligji për Prokurimet Publike është 1 nga 5 ligjet që unë kam kërkuar që të ndryshojnë bashkë me ligjin për koncesionet, përsa I përket mënyrës se si prokurimet publike sot funksionojnë, aksesit në të dhëna që kanë kompanitë dhe cilat kompania sot marrin punë publike.

Në RSh nuk mund të marrin punë publike kompani të cilat I kanë pronarët e tyre të dënuar, kompani të cilat janë në hetim për korrupsion, që vazhdojnë paguhen nga buxheti I shtetit dhe pse janë në hetim për pastrim parash. Apo kompani që kanë marrë punë publike dhe nuk I kanë përfunduar, me kontrata të cilat I kanë ndërprerë, kompani të cilat dhe ndërkohë që flasim kanë akuza të qarta dhe hetime të kryera nga organet ligjzbatuese përsa I përket rregullsisë së këtyre kontratave.

çështja e inceneratorëve është një nga këto, por ka çështje pafund, kontrata korruptive pa fund të cilat vazhdojnë.

Për këto arsyje në emër të PD disa propozime për ta ndryshuar mënyrën e sistemit, për të funksionuar së pari në bazë të parimit OpenData, pasi unë si deputete nëse dua të marr një kontratë unë shpenzoj mbi 3 muaj për të marrë një informacion nga tenderi për një punë publike të caktuar.

Unë kam kërkuar nga institucionet të gjitha informacionet dhe hapat e ndryshme, që nga momenti kur shpallet tenderi deri tek minutat e takimeve të grupeve që marrin vendimet, tek kërkesat dhe komunikimet mes institucioneve deri tek vendimmarja për një punë publike të caktuar. Sot këto nuk janë publike dhe nëse do ishin, unë të siguroj që dhe aksesi I kompanive do të ishtë më I lartë, zyrtarët e shtetit do të frikësoheshin më shumë dhe do të kishte më shumë konkurrencë në këtë sektor.

Përqendrimi i prokurimeve publike në një institucion të vetëm, zbatimi I parimit OpenData, kufizimi I kontratave publike në ato kompani me kriteret që unë përmenda sipas legjislacionit të BE-së besoj që do ta rrisin konkurrencën në këtë sektor.

Sot PP janë një sektor që shpërndan tendera, një drejtori që mund të konsiderohet drejtori varësie e kryeministrisë, por kurrë një drejtori e cila zbaton standartet e BE-së për PP.

Këto standarde dhe krijimi i një drejtorie që ka qendërzim të prokurimeve publike besoj se mund ta çlirojnë sektorin. Ka raste pa fund të prokurimeve publike ku zyrtarë shteti shpërndajnë prokurimet publike sikur i kanë pronat dhe plaçkat e tyre.

Kjo shfaqje e shëmtuar me fondet publike dhe mentaliteti për të futur duart në çdo tender publik, për mua është shenja e banalizimit të sistemit, por dhe degradimit që ka sot administrata publike.