zoom

Aktualitet

Tabaku: Procedurat për Inceneratorët janë në shkelje. Rama e quan lajthitje në objekt

ama është pyetur në Komisionin Hetimor për vendimin e Qeverisë më 17 dhjetor 2014.

Kryeministri Rama tha se do të rrinte gjatë në Komision për t’iu përgjigjur interesit të deputetëve. Rama tha se Tabaku gaboi duke thënë se inceneratori i Tiranës po financohej nga buxheti i shtetit. Sipas tij, nga buxheti financohen inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit.

Është një term që ma ka mësuar avokat Ngjela, quhet Lajthitje në Objekt. Tirana nuk është financuar nga buxheti i shtetit, Elbasani dhe Fieri po”, tha Rama duke shkaktuar reagimin e Tabakut dhe Belind Këlliçit.

Tabaku: A keni pasur dijeni qe tre impiantet e mbetjeve janë financuar me buxhetin e shtetit, me paratë publike? Kur te hapim një komision hetimor për Bushatin, do diskutojmë të gjitha.  Sot po diskutojmë për impiantin e mbetjeve te Fierit, Elbasanit dhe Tiranës. Unë ju kuptoj se çfarë ju kane thënë. Por kane dëshmuar këtu se kane marre mbështetjen përmes transfertës se pakushtëzuar.