zoom

Ekonomi

Tabaku: Po i falimentoni profesionet e lira, do ikin nga Shqipëria! Sula: Kurrë mos u ngopshi…

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, nga Kuvendi ngriti shqetësimin e taksës për profesionet e lira, ligj i cili tashmë ndodhet i paditur nga opozita në Kushtetuese dhe kjo e fundit e ka pranuar kërkesën për shqyrtim.

Ajo tha se kjo taksë dëmton këta profesione, të cilët do të shkojnë drejt mbylljes së bizneseve dhe largimin e tyre nga vendi.

Deputeti Dashnor Sula, në fjalën e tij në Kuvend në lidhje me taksimin e profesioneve të lira, u shpreh se kryeministri Edi Rama nuk e ka mbajtur fjalën për disa premtime elektorale.

“Ju nuk jeni socialiste për specialistë mashtrimi. Rama premtoi se legalizimet do ishin falas, shendetësia fala, biznesi i vogël dhe profesione t e lira deri në 2029 do taksoheshin zero. A ka garanci juridike në këtë vend?

Duhet t’i përmbaheni premtimeve sepse ka planifikim ekonomik. Ju nuk jeni socialiste për specialistë mashtrimi. Ju lumtë ju ka ecur kali në urë. Kurrë mos u ngopshi me pushtet e pasuri”, tha ai.

Deklarata e Jorida Tabakut:

“E di që është e vështirë të rikthehet vëmendja te temat që kanë interes te qytetarët, por dua të fokusohem te një temë që ditët e fundit ka ngjallur shumë interes, te taksa e profesioneve të lira. Gjykata Kushtetuese njoftoi se më 18 qershor do të ketë një seancë të përbashkët për të dëgjuar padinë e grupit të PD-së, por edhe të shoqatave dhe organizata që janë bashkuar kundër taksës së padrejtë ndaj profesioneve të lira.

Parlamenti pati nderin e veçantë të hënë, ku dëgjoi për herë të parë apo të dytë në parlament ministrin e Financave, të flasë për ekonominë. Ata ‘kopukët’ tha, 29 mijë profesionistët e lirë, marrin më shumë xhiro e fitim se bankat, por kur ngatërron dardhat me mollët dhe kur e ke mendjen gjithë ditën te dardhat dhe mollët, sigurisht që këtë llogari do bësh.

Së pari, janë 29 mijë profesionistë të lirë, që kanë një fitim prej 510 mln euro, i pjesëtuar del 1,400 euro në muaj. Sa banka ka Shqipëria? Sa aksionerë? A ka aksioner që merr më pak se profesionistët e lirë? A e dini se çdo vit në Shqipëri, një qytet me madhësinë e Gjirokastrës i largohen Shqipërisë? Prandaj nuk dalin të dhënat e censusit. Taksa për profesionet e lira është e paligjshme. Ajo do të jetë pengesë shtesë mbi njerëzit e punës. Nuk ka shtet pa taksa. Askush nuk po kërkon që të mos paguajë taksa, por të jenë të barabartë. Thonë se do i ulin taksën vitin që vjen se është vit taksash. Kjo është qeveria, që punon me cikle elektorale”, tha ajo. /ZOOM.AL/