zoom

Slider

“Ta di shtëpinë, do të vras”- Dea Michelle tregon kërcënimet: Në rrugë më përndoqën disa njerëz

Ish-banorja e BBV ka treguar kërcënimet që ka marrë kur ishte pjesë e spektaklit.

Ajo u shpreh se njerëzit i dërgonin mesazhe në rrjetet sociale ku i thoshin se “ta dimë shtëpinë, do të vrasim”. Ndërsa tregoi se prindërit e saj kanë marrë kërcënime me jetë.

E ftuar në Wake Up, ajo rrëfeu se kur doli nga shtëpia e BBV disa njerëz e kanë përndjekur në rrugë.

“Po, unë kam marrë kërcënime ndoshta më shumë se të gjithë kur kam qenë brenda shtëpisë, në momentin e nominimit. Prindërit e mi kanë marrë kërcënime me jetë, ne të dimë shtëpinë, e dimë ku jeton, do vijmë të të vrasim.

Shkruanin në Instagramin tim për mua, nuk e di mbase logjika deri aty arrinte sa mendonin që unë mund t’i lexoja mesazhet brenda “Big-ut” se normalisht një njeri që thotë se ta di shtëpinë dhe do vij të të vras, nuk e di kujt po ia dërgonin ato mesazhe por që i dërgonin në rrjetet e mia sociale.

Një herë në rrugë që më ndoqën disa njerëz. Nuk ishte kërcënim i mirëfilltë që do të të bëjmë diçka. Më kanë ndjekur në këmbë dhe sikur kishin një muhabet të pasqaruar me mua, ‘hajde një çikë këtu ti’. Ishin meshkuj në të 30-at , ishin 2-3 nuk e di për çfarë do sqaroheshin me mua. Kishin pirë pak, hipa në makinë dhe ika me vrap”, tregoi ajo.